Kryeministri Edi Rama, Ministri i Drejtesise, Ylli Manjani, Ministri i Financave, Arben Ahmetaj, deputeti i LSI, Petrit Vasili dhe deputetet e PS, Erion Brace dhe Gramoz Ruci, duke dale nga rezidenca qeveritare, ne nje takim me Kryetarin e Kuvendit Ilir Meta dhe Aleatet, ku kane diskutuar ne lidhje Reformen ne Drejtesi./r/n/r/nPrime Minister Edi Rama, Minister of Justice, Ylli Manjani, Finance Minister, Arben Ahmetaj, lamekaers, Petrit Vasili, Erion Brace and Gramoz Ruci, during a meeting with Parliament Speaker Ilir Meta and allies.

Erjon Braçe mëngjesin e sotëm ka bërë të ditur se ka thirrur në interpelancë qeverinë Rama për rritjen e çmimeve të frutave dhe perimeve.

I njohur për qëndrimet e tij kritike, deputeti Braçe shkruan në rrjetet sociale se çmimet e lëndëve të para në bujqësi janë trefishuar dhe kostot e bujkut janë rritur, ndërsa çmimet e prodhimeve jo.

Postimi i plotë i deputetit:

#PERBUJQIT

#PERPUNEN

#PER CMIMET

INTERPELANCE NE KUVEND ME #QEVERINE! CMIMET E USHQIMEVE/PERIMEVE FRUTAVE TE FRESKETA JANE RRITUR; POR JO NGA FERMERI!

Nderkohe; CMIMET E LENDEVE TE PARA NE BUJQESI JANE TREFISHUAR! Kostot e bujkut jane rritur, cmimet e prodhimeve te tij JO! Raporti mes cmimit te imputeve dhe cmimit te produktit te bujkut eshte tmerresisht i padrejte:

1 kg URE kushton 110 leke, por 1 kg GRURE kushton 30 leke; 1 kg DAP kushton 110 leke, por 1 kg MISER kushton deri 38 leke; 1 kg NITRAT kushton 90 leke, por 1 kg DOMATE (me e mira) kushton 50 leke! CMIMET E DREJTA TE LENDEVE TE PARA, POR EDHE PRODUKTEVE TE BUJKUT, JANE DETYRE E QEVERISE!