Një shpërthim i fuqishëm u regjistrua ditën e sotme rreth orës 15:30 në një magazinë në ndërtim në Lushnje, e cila ishte në pronësi të deputetit të PS, Bujar Çela.

Nga ky shpërthim u regjistruan disa të plagosur, mes tyre dhe vetë deputeti Çela.

Çela iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale.

Nga kjo ngjarje humbi jetën vinçieri Roland Hoxha dhe pas tij, rrugës për në spital mësohet se ka ndërruar jetë dhe i biri, Lidion Hoxha pasi kishte marrë në trup djegie të shkallës së tretë.

Të dy ata ndodheshin në një vinç dhe aksidentalisht prekën telat e tensionit të lartë, lëvizje e cila i mori jetën.

I riu kishte vetëm pak kohë që ishte kthyer nga emigracioni.

Sot ishte dita e parë e punës për të dy.

Paraprakisht dyshohet se shkak për shpërthimin është bërë një vinç që ka prekur linjën e tensionit të lartë.

Elidon Hoxha

Roland Hoxha

Të plagosur

Sokol Lumi

Bujar Cela

Sajmir Korreshi

Ilia Sota

Lunedi Golemi

Ervis Sharka

https://youtu.be/PEh4dUzUscM?si=_K6rABzJ0BZHnRAR