Shkodër- Një aksident tragjik ndodhi sot në me pasojë humbjen e jetëve të dy turistëve.

Çifti që shihni në foto është Waldemar Makowski dhe Marta Makowska, dy turistët polakë që humbën jetën në aksidentin në aksin rrugor Shkodër-Tiranë konkretisht në Kryebushat.

Ata po iknin nga Shkodra në drejtim të Lezhës, ndërsa drejtuesi i makinë po shkonte për në Shkodër. Çifti ishte në një motor, teksa u përplasën me një makinë tip “Golf V” dhe për pasojë humbën jetën.

Dyshimet paraprake janë se motori kreu një parakalim të gabuar dhe për pasojë është përplasur me makinën.