Tre gra dhe dy burra shqiptarë akuzohen për 97 vjedhje në Greqi. Pre i vjedhjeve ishin dyqane të ndryshme në Atikë.

Mediat greke kanë publikuar disa përgjime ku anëtarët e bandës shihen teksa bisedojnë së bashku për vjedhjet që kryenin.

Shefi: Bëje mirë!

Anëtarja: A duhet ta bëj mirë? Ai më tha se do të merrte edhe Playstation.

Shefi: Çfarë?

Anëtarja: Playstation, do i marrë me 200

Shefi: Mirë, po laptopët?

Anëtarja: Laptopët janë me interes të madh.

Produktet më pas “udhëtonin” jashtë Greqisë ku rishiteshin. Ata përdorën gjithashtu taksi për të transportuar mallra te blerësit e interesuar. Në një nga dialogët, anëtarët e bandës flasin për nevojën e një klienti të mundshëm.

Shitësi: Më lejoni t’ju them: Unë kam një makinë rroje. A e dëshiron dikush atë?

E panjohura: Çfarë ke?

Shitësi: Makinë rroje.

E panjohura: Sa para?

Shitësi: 50 euro. Ejani dhe shikonjeni, është e pabesueshme.

E panjohura: Po?!

Shitësi: Është me 10 copë, është për mjekrën…

Sipas policisë, janë hetuar 97 vjedhje me përfitim financiar që kanë kaluar mbi 400 mijë euro.