Tjetër dasmë në Big Brother.

Pak momente më herët një zarf i bardhë ka mbërritur në ambientet e shtëpisë, teksa banorët janë informuar për një festë e cila do të organizohet ditën e nesërme.

Çifti Heidi dhe Romeo është përzgjedhur çifti i cili do të martohet nesër, në një dasmë me plot surpriza dhe të ftuar specialë.

Siç e kemi parë, që prej mbrëmjes së djeshme, çifti Heidi-Romeo siç duket kanë bërë paqe mes njëri-tjetrit, teksa janë shfaqur në momente ‘romantike’ dhe tepër të afruar sëbashku.