Teksa Arjola po shijon disa ditë pushimi në Turqi, nuk kanë munguar postimet në rrjetet sociale ku tregon se po qëndron në një hotel luksoz.
“Ciragan Palace Kempinski”, është hoteli që Arjola ka zgjedhur të pushojë, ku çmimi për një natë varion nga 400 euro deri në 30 mijë euro. Çmimi më i lartë i përket dhomës së quajtur “Suita e Sulltanit”.
Sapo kanë lexuar lajmet, Arjola dhe Big Mama kanë bërë video duke treguar se janë së bashku në Stamboll. “Jo Sulejmanin po Big Mamën e ka. Ti je Hyrremi për mu”, i thotë Big Mama ndërsa Arjola bëhet gati.
Së bashku me to është edhe motra e Arjolës, Elisa. Nga ana tjetër, Antonela ka reaguar me disa postime në rrjete sociale ku duket se ironizon mikeshat, me të cilat pati përplasje të ashpra gjatë rrugëtimit në Big Brother VIP.
Në një makinë me një djalë, Antonela filmon veten duke dëgjuar këngë dhe shkruan: “Ata që s’më duan, t’i vrasë Zoti”, por nuk dihet nëse i referohet pikërisht Arjolës dhe Big Mamës. Me të dyja pati debate të ashpra dhe në Post Big Brother.