Shkolla e mesme profesionale në Fier “Petro Sota” ka bërë një reagim prekës për 19- vjeçarin Kristjan Thomo, i cili humbi jetën tragjikisht ditën e sotem gjatë një aksidenti automobilistik në Fier.
Bëhet me dije se në postimin e ndjerë shkolla shkruan se 2022 do të jetë vit i vështirë për shokët, mësuesen kujdestare dhe gjithë të tjerët që kanë qenë pjesë e jetës se tij.
“Sot u nda nga jeta një fëmijë i dashur, i sjellshëm, i respektueshëm, një nxënës plot respekt, harmoni dhe bashkëpunues me shokët dhe mësuesit, Kristjan Thomo. Dhimbja dhe lotët janë të pashtershme sot për Ty! Kristjan, Ti do ti mungosh familjarëve të tu, shokëve të klasës, bankave të shkollës, mësueses kujdestare dhe gjithë të tjerët që kanë qenë pjese e jotja! Qofsh i parajsës dhe kujtimi yt i paharrueshëm! Ngushëllime“, shkruan shkolla.
Kujtojmë se 19-vjeçari Kristian Thomo nuk mundi t’i mbijetojë plagëve të marra nga aksidenti pasi makina e tij doli nga rruga në fshatin Hamil dhe përfundoi në kanal