Policia e Shtetit ka njoftuar ditën e sotme se 5 personat që ndodheshin në furgonin i cili përfundoi në greminë në Qafë-Muzinë kanë humbur jetën të gjithë.

Fillimisht policia bëri me dije se janë 4 viktimat, por më pas me një informacion shtesë ajo deklaroi se 5 personat që ndodheshin në furgon kanë humbur jetën.

Furgoni përfundoi në greminë pasi u përplas me një automjet Land Rover, ndërsa aksidenti rezultoi fatal për 5 personat që ndodheshin në furgonin e linjës Sarandë-Gjirokastër.

Njoftimi:

Sipas njoftim

Gjirokastër/Informacion paraprak.

Njoftohemi se rreth orës 15:30, në rugën nacionale Gjirokastër-Sarandë, në vendin e quajtur Muzinë, mjeti tip “Land Rover” me drejtuese shtetasen R. Ç. është përplasur me mjetin tip furgon me drejtues shtetasin B. P.

Si pasojë e përplasjes mjeti tip furgon ka dal nga rruga dhe ka përfunduar disa metra poshtë rrugës.

Për pasojë kanë humbur jetën 4 shtetas, të cilët ndodheshin në mjetin tip furgon.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Informacion shtese.

Në vijim të informacionit paraprak për aksidentin ku u përplasën mjetet tip “Land Rover” me mjetin tip furgon dhe si pasojë humbën jetën 4 shtetas, ju informojmë se ka ndërruar jet dhe një shtetas tjetër i cili ishte pasagjer i mjetit tip furgon.