Krimi brenda familjes ka tronditur Fierin sot.
Mesditën e sotme rreth orës 12:30, në fshatin Vidhishtë, Roskovec, Xhevair Hoxha, 61-vjeç, raportohet se ka vrarë me thikë bashkëjetuesen e djalit, Merushe Hazizi, 30 vjeçe.
Pas krimit Xhevair Hoxha në gjendje të rënduar psikologjike ka varur veten në një pemë të banesës.
Mësohet se 61-vjeçari nuk pranonte lidhjen e të birit dhe nuk donte që ai të martohej me 30-vjeçaren Merushe Hazizi, pasi ajo kishte qenë më parë e martuar. Ky ka qenë dhe motivi i konflikteve të vazhdueshme që kanë çuar autorin të kryejë aktin e rëndë. Bëhet me dije se kjo familje vazhdimisht ka pasur konflikte te vazhdueshme të cilat kanë çuar autorin të kryejë aktin e rëndë.
Burimet nga policia bëjnë me dije se nusja nuk ka bërë kallëzim në polici kundrejt vjehrrit të saj.
Njoftimi i policisë Fier:
Sot rreth orës 12:30, në fshatin Vidhishtë, Roskovec, shtetasi Xh. H., 61 vjeç, dyshohet se në banesë ka vrarë me thikë bashkëjetuesen e djalit, shtetasen M. H., 30 vjeçe dhe më pas ka varur veten në një pemë pas banese.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të kësaj ngjarje.’





