Në media është publikuar ditën e sotme foto e Alban Meneri, autori i ngjarjes së sotme ku mbeti i vdekur fqinji i tij Nikolin Staka.

Kujtojme se sherri mes autorit dhe viktimës nisi për shkak të debatit që autori po kryente me një grua poshtë pallatit për shkak të parkimit.

Teksa bëhet me dije se Nikolin Staka ishte me profesion mësues, i lindur në Laç dhe banues prej një muaji në Tiranë, i cili ka jetuar më parë në Belgjikë, ai vdiq pasi kritikoi autorin për konfliktin që po bënte me një grua, teksa Meneri, montazhier i RTSH-së, është ndjerë i bezdisur dhe i ofenduar nga kjo kritikë dhe i ka kërkuar Stakës që të zbresë poshtë në mënyrë që të sqarohen.

Pasi janë ballafaquar ballë për ballë, Meneri e ka qëlluar me grushte në kokë, gjymtyrë e qafë dhe është larguar nga vendi i ngjarjes, ndërsa 56-vjeçari dyshohet se ka gjetur vdekjen brenda në banesën e tij nga hemorragjia.

Konflikti ka ndodhur më datë 30, por trupi i pajetë u gjet në banesë më datë 31. Autori i tragjedisë është emër i njohur për policinë dhe person problematik.