Ky është Besnik Veliaj,28 vjeç i cili humbi jetën ditën e djeshme teksa po pastronte pusin e ujit të pijshëm së bashku me shokun e tij Bledar Bregu, 33 vjeç.

Ata u dërguan në spital me shenja të rënda të asfiksisë së shkaktuar nga gazi i çliruar nga pompa. Por 28 vjeçari nuk mundi të mbijetojë.

Sot i riu do përcillet në banesën e fundit në varrezat e fshatit Lofkënd në Mallakastër.

Bledar Bregu po merr mjekim në spital, ndërsa gjatë përpjekjes për t’i nxjerrë nga pusi u plagos edhe zjarrfikësi Albens Zotaj.