Është liruar nga burgu i Patrës në Greqi Afrim Rexga 55 vjeç nga Kukësi. Ai kishte 11 muaj që kishte përfunduar dënimin, por ishte prokurori që e mbante në qeli atë edhe pse ai kishte mbaruar denimin.

Sipas gazetarit Shpëtim Zinxhiria, janë edhe 6 shqiptarë të tjerë që mbahen peng në burgje nuk dihet se përse.

Justifikimet janë nga më absurde.

Madje ka prej tyre që kanë edhe 4 vjet që e kanë përfunduar dënimin.