Del video e momenteve të goditjes së fëmijës me skaf. Në video shihet se si drejtuesi i skafit dhe një fëmër qëndrojnë lart në skaf dhe pushuesit ndoshta të afërm të vogëlushit që kërcënojnë me fkalët ‘Bën edhe si trim, vriteni, plumbin do hash’.
Mësohet se drejtues i skafit është Arjan Tase shef i policimit në komunitet në komisariatin e policisë Elbasan.
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka reaguar në lidhje me vrasjen e fëmijës 5-vjeçar në plazhin e Potamit nga ish-shefi i komisaratit të Himarës, Arjan Tases. AMP bën të ditur se është ngritur një grup i posaçëm hetimor për këtë çështje dhe për të zbardhur të plotë atë. Po ashtu, AMP sqaron pozicionin e Tases në policinë e shtetit. Tase ka gradën Komisar dhe mban detyrën e Shefit të Seksionit të Policimit në Komunitet në Komisariatin e Policisë Elbasan.
“Informacion paraprakPas marrjes dijeni të ngjarjes së rëndë të ndodhur në plazhin e Potamit, ku shtetasi A. T., me gradën Komisar dhe me detyrë Shef i Seksionit të Policimit në Komunitet në Komisariatin e Policisë Elbasan, ka goditur për vdekje një fëmijë 5 vjeç ndërsa drejtonte një mjet lundrues, Agjencia e Mbikëqyrjes Policore nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë ka ngritur menjëherë një grup të posaçëm hetimor për hetimin dhe zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje.Aktualisht, shtetasi A. T. ndodhet i shoqëruar në Komisariatin e Policisë Himarë.”