Një simpatizant i Partisë Demokratike në Elbasan e ka shprehur revoltën kundër kryetarit Lulzim Basha duke grisur teserën live para kamerave.

Pasi ka votuar, demokrati ka nxjerrë teserën dhe është shprehur: ‘Jam simpatizant që në 1990 dhe nuk e njoh Lulzim Bashën. Ai na ka zhgënjyer’, ndërkohë që gris dhe hedh në kosh teserën e partisë.

Në Elbasan vihet re pjesmarrje masive në votim në orët e para të mëngjesit. Në këtë qytet do të votojnë 2900 antarë të PD.