Gjykata e Apelit në Vlorë ka lënë në fuqi vendimin e shkallës së parë për Gazmënd Mustën, i akuzuar për vrasjen e gruas dhe kunatës së tij, ngjarje e ndodhur kjo në datën 2 janar 2019.
Musta do të vuajë dënimin me burgim të përjetshëm, ndërsa edhe vetë e ka pranuar krimin e rëndë që ka kryer.
Ngjarja e rëndë ndodhi në 2 Janar të vitit 2019, ku Gazment Musta vrau me thikë bashkëshorten e tij, Gentjana Çaushaj dhe motrën e kësaj të fundit, Merisa Çaushaj .
Gjatë seancave gjyqësore që vijojnë prej 2 vitesh, 34-vjeçari rezulton se nuk ka probleme mendore, ndërsa siç ka deklaruar edhe vetë, krimin e ka kryer pas debatit me bashkëshorten pasi kjo e fundit donte të shkonte te prindërit e saj. Ngjarja makabre ndodhi në sy të fëmijëve të mitur.