GREQI- Gjykata e Athinës ka dënuar me burg përjetë pilotin Babis Anagnostopoulos për vrasjen e bashkëshortes së tij, 20-vjeçares Caroline Crouch.

Ndërkohë, edhe pse vendimi i gjykatës është i rëndë, prindërit e viktimës nuk është se reaguan pozitivisht.

Ata merren vetëm me rritjen e mbesës së tyre me një qëllim që ajo të mos e shohë kurrë babanë e saj.

“Sado vite që të kalojë ai në burg, Caroline nuk do të kthehet më. Të paktën jam i kënaqur që gjykata nuk i besoi marrëzitë që ai tha gjatë dëshmisë së tij. Gjithashtu jam i kënaqur sepse e di që do të vuajë dënimin në Korydallos, burgu më i ashpër në Greqi. Kam ndërmend të ndryshoj mbiemrin e Lydias që të mos lidhet me këtë krijesë të urryer në të ardhmen. Do të bëj gjithçka, në mënyrë që vajza e tij të mos e shohë më kurrë në jetën e saj,”-tha babai 79-vjeçar i Carolines së vrarë, citon tovina.gr