DURRËS- Akil Nerjaku është personi që i ka shpëtuar një atentati në Durrës. Ngjarja ka ndodhur një ditë më parë në zonën e plazhit të qytetit bregdetar. Nerjaku ka qenë duke lëvizur në këtë zonë në momentin që është qëlluar më një plumb nga një armë që dyshohet se ka qenë snajper.

Por, plumbi ka kapur një mjet të rastit dhe Nerjaku ka shpëtuar. Vetë Nerjaku ka deklaruar ka se dyshime që të jetë qëlluar nga një furgon, i cili ka qenë duke lëvizur në anën tjetër të rrugës. Policia e Durrësit nuk ka dhënë asnjë detaj në lidhje me atentatin e dështuar.