Del nga intubimi i riu që u plagos nga eksplozivi që i vendosën komshinjve me qira në Elbasan.

Enea Thomaraj ndodhej në korridor kur shpërtheu lënda plasëse, dhe shembja e derës e hodhi në dysheme duke i shkaktuar dëmtime në kokë e trup.

Pasi mori ndihmën e parë në Elbasan, i riu u transportua për në Tiranë për ndërhyrje të specializuar.

Burime spitalore informuan se tashmë gjëndja e tij është stabilizuar dhe ai ka dalë nga intubimi. Por do vazhdojë të jetë nën kujdesin e mjekëve deri në shërim të plotë.