Një ngjarje e rëndë ndodhi gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm në Astir të Tiranës. Në një apartament ka shpërthyer zjarri. Ndodhur përballë frikës së djegies, nënë e bir janë hedhur nga dritarja.

Sipas të dhënave në vendngjarje, shpërthimi ndodhi rreth orës 05:55 në katin e 3-të të një pallati. Dyshohet se në pamundësi për të dalë jashtë gjatë kohës së zjarrit janë hedhur nga dritarja shtetasja Hava Osmënaj rreth 62 vjeçe dhe djali i saj Klodian Osmënaj 36 vjeç.

Si pasojë ka ndërruar jetë gruaja Hava Osmënaj ndërsa djali, Klodian Osmënaj, ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i Plotë

Tiranë/Informacion paraprak

Rreth orës 05:55, në Astir, ka rënë zjarr në katin e 3-të një pallati. Dyshohet se në pamundësi për të dalë jashtë gjatë kohës së zjarrit janë hedhur nga lartësia( dritarja) shtetasja H. O, rreth 62 vjeçe dhe djali i saj K. O, 36 vjeç.

Si pasojë ka ndërruar jetë shtetasja H. O, ndërsa shtetasi K. O, ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.