Të tjera detaje zbulohen për vrasjen në oborrin e banesës së tij të Gentjan Bejtjas.
Në momentin e atentatit që i mori jetën, në banesë ndodhej vetëm gruaja e tij. Gazetarja Dorjana Bezat mëson se fëmijët e tij ndodhen në Tiranë dhe jetojnë më gjyshërit pas atentatit të fundit që i bënë verën e 2023. Pas këtij atentati, i cili ishte i treti, Bejtja tentoi që të largohej nga vendi, duke kërkuar edhe azil në Norvegji dhe Suedi, por nuk ia kanë miratuar.
Vrasja është kryer nga dy persona, të cilët i kanë hyrë drejt e në shtëpi, dhe më pas e kanë vrarë me breshëri kallashnikovi. Bejtja nuk kishte shkelur prej kohësh në banesën e tij në Larushk, që pas atentatit të korrikut të vitit të shkuar, ku mbeti i vrarë kunati i tij, Ramazan Sino. Prej atëherë, Bejtja nuk kishte takuar as fëmijët e tij të mitur, të cilët mbetën të plagosur nga ngjarja.
Që pas atentatit, policia ishte vënë në kërkim të Gentian Bejtjas për ta shoqëruar dhe marrë në pyetje. Ai dyshohej se fshihej në një bazë në Shëngjin. Me sa duket, kundërshtarët ishin të vendosur për ta eliminuar ish-efektivin e burgjeve. Policia është vënë në ndjekje të autorëve, të cilët mendohet se janë vrasës profesionistë.
Bejtja njihet për përplasje të forta me vëllezërit Valter dhe Durim Bami dhe Marklen Hakën.





