Të tjera detaje kanë dalë lidhur me ngjarjen tragjike të ndodhur pasditen e kësaj të shtune në Kretë, ku një i mitur me origjinë shqiptarë u mbyt në det.

Nikola i vogël ndodhej në shtëpi me nënën e tij, të cilës i kishte kërkuar me këmbëngulje që ta çonte në plazh, mirëpo ajo nuk kishte pranuar pasi duhej të kujdesej për fëmijën tjetër.

Theksojmë se i vogli vetëm pak javë më parë ishte bërë vëlla i madh pasi e ëma kishte sjellë në jetë fëmijën e dytë të familjes.

Dëshira e Nikolasit 6-vjeçar për të notuar në det, të cilin aq shumë e donte, e shtyu të miturin shqiptar që të shkonte kundrejt dëshirës së nënës së tij e të notonte.

Fatkeqësisht fëmijën e rrëmbyen dallgët dhe si pasojë humbi jetën.

Ai u gjet në breg me trupin e përmbysur dhe kokën në ujë nga një kalimtar i rastit, i cili menjëherë nxori nga deti dhe lajmëroi ambulancë, por ishte tepër vonë.

Pavarësisht ndihëm së parë që kalimtarët i dhanë, fëmija kishe humbur jetën.

Familja me origjinë nga Shqipëria jeton në Kretë, ku ka lindur 6-vjeçari, ndërsa fëmija i dytë i familjes ka lindur pak kohë më parë. Nëna e tij ishte në shtëpi me foshnjën kur ndodhi aksidenti, ndërsa babai i tij ishte në punë.

Bëhet fjalë për persona që sipas cretalive.gr punojnë ku të munden, me rrogë ditore, kryesisht në serra, për të rritur fëmijët e tyre dhe ata që i njohin flasin për ta si njerëz të shkëlqyer.

Kur nëna mësoi lajmin tragjik për djalin e saj sipas dëshmitarëve ulërimat e saj u dëgjuan në të gjithë zonën.

“Prindërit e kërkonin, ai doli nga shtëpia pa e kuptuar. Ky fëmijë e donte shumë detin, shkonte rregullisht në det. Sot u gjet vetëm dhe kur e zbuluan ishte vonë”, tha për MEGA, Pavlos Baritakis, kryebashkiak i Viannos.

“Nuk frynte erë, por kishte një valë të heshtur, deti është shumë i rrezikshëm, sepse ka rryma. Rryma e mori që andej dhe e solli në port, por në një gjendje ku kishte humbur ndjenjat. Kishte një puls të lehtë, por nuk merrte frymë. Për gjysmë ore disa njerëz që dinin ndihmën e parë po përpiqeshin ta shpëtonin. Ambulanca erdhi por ai nuk kishte më puls”, tha një tjetër dëshmitar.

Për të gjithë Nikola 6 –vjeçar ishte një fëmijë i qetë, i mrekullueshëm dhe përcillte vetëm gëzim dhe mirësi.

Sipas informacioneve të fundit, prindërit kanë qenë në komisariat dhe kanë dhënë deklaratë se si ka ndodhur ngjarja.