Përlot babai i Mateos: Më ka ngelur peng, le të vdes vetëm ta shikoj edhe njëherë
Vrasja mizore e 8-vjeçarit Mateo Vasiu nga Klodian Çalamani ka tronditur të madh dhe të vogël. E papërshkueshme është dhimbja për familjen e tij. I ati Ligor Vasiu mes dhimbjeve ka shprehur pengun që i ka ngelur të shikojë edhe njëherë djalin e tij. “Të vdes tani dhe të shikoj çunin atje ku është. Më ka ngel merak. E nisi çunin për të blerë bukë, shkoi çuni i mori bukën dhe ia çoi atje edhe të ma vrasi, vetëm kjo më ka ngel gozhdë. Të vdes unë vetëm dua ta shikoj. Të vdes tani dhe të shikoj çunin atje ku është. Të vdes tani. Nuk e dua jetën, unë sikur jam i vdekur. Jam i vdekur, nuk di ç’a të them”- tha i përlotur ai.