Një ngjarje re rëndë ka ndodhur ditën e sotme në qytetin e Korçës, aty ku një banesë është përfshirë nga flakët në momentin kur brenda ishin 4 persona.

Dyshohet se njëri nga ata nuk ia ka dalë dot të shpëtojë por është shkrumbuar nga flakët. Ai është Pirro Dolani rreth 65 vjec.

Ngjarja ndodhi në lagjen numër 12, në zonën e quajtuar Çezma e Amzës. Policia, zjarrfikësja dhe ambulanca në vendngjarje.

Mesohet se familja në gjendje shumë të keqe ekonomike. Pa asnjë të ardhur. Fqinjët jashtë kamerave kërkojnë ndihmën e institucioneve dhe komunitetit për ti ndihmuar.