Një person është gjetur i shkrumbuar në pjesën e pasme të një makine tip “pasat”, në zonën e quajtur “Kryqi” në aksin e vjetër Elbasan-Tiranë.

Kanë qenë banorë të zonës që kanë lajmëruar zjarrfikësit për një makinë të djegur. Pas zjarrfikësja ka mbërritur në vendin e ngjarjes, kanë parë se brenda saj në sediljet e pasme ishte një trup i djegur. Në këtë moment është lajmëruar policia të cilët kanë ardhur dhe kanë rrethuar zonën, ku edhe është konfirmuar dyshimi i zjarrfikësve se bëhej fjalë pikërisht për një trup të djegur.

Makina tip “pasat” është shkrumbuar totalisht dhe nuk mund të dallohet targat, ndërsa për viktimën paraprakisht kemi të bëjmë me një person të seksit mashkull, megjithatë mbetet që të jetë ekspertiza ajo që do thotë fjalën e fundit.

Pista kryesore ku po hetohet është ajo e një vrasje të mundshme për larje hesapesh. Ndërkohë nuk përjashtohet edhe mundësia e një krimi për shkaqe të tjera. Burime nga policia bëjnë të ditur se zona përdoret nga të rinjtë për të kryer marrëdhënie intime në makinë dhe pikërisht po hetohet edhe në këtë pistë nëse kemi të bëjmë me këtë shkak vrasje.

Elbasan/Informacion paraprak

Më datë 04.02.2022, rreth orës 22:30, në vendin e quajtur “Kryqi” në rrugën e vjetër Krrabë, në rrethana ende të paqarta ka marrë flakë një automjet tip “Volkswagen”, ku në brendësi të mjetit ka një person të pajetë.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe indentifikimin e personit të pajetë.