Home Lajmi-Fundit Ditë e trishtë për Lulzim Bashën/ Ndahet nga jeta babai i tij,...

Ditë e trishtë për Lulzim Bashën/ Ndahet nga jeta babai i tij, Xhelal Basha

Ditë e trishtë për kryetarin e Partisë Demokratike Lulzim Basha dhe familjen e tij.

Sot ka ndërruar jetë i ati i tij, Xhelal Basha.

Babai i kreut të Partisë Demokratike, Xhelal Basha është ndarë nga jeta në moshën 85-vjeçare. Mësohet se Xhelal Basha kishte qëndruar për muaj me radhë në spital, duke luftuar me një sëmundje të rëndë prej 1 viti.

Lulzim Basha është treguar i rezervuar me shfaqjen e prindërve të tij në publik ku për herë të fundit i pamë kur e ëma e kryedemokratit kishte ditëlindjen, në qershor të vitit 2020 ku i ka bërë edhe një urim të veçantë, që e ndau dhe me ndjekësit e tij në rrjetet sociale.