Monika Kryemadhi, ka replikuar me Ministren e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqin, pasi kjo e fundit dënoi sjelljen e deputetes Ina Zhupa në Komision, ku i hoqi mikrofonin Elva Margaritit.

Kryemadhi tha se të rinjtë shqiptarë largohen në Angli apo Spanjë për të punuar si roje në shtëpi bari, ndërsa vajzat bëhen eskorta të kriminelëve të drogës në Shqipëri. Sipas saj, një të riu i duhen 1 milionë euro për t’u bërë deputet i Parlamentit.

Më pas ministrja mori fjalën dhe tha se të rinjtë shqiptarë kanë shpresë, ndaj Kryemadhi nuk mund t’ua heqë, ndërkohë që e menjëhershme ishte kundërpërgjigja e kryetares së LSI-së, e cila tha është shumë e kollajtë të merret me Bora Muzhaqin, por në këtë moment iu fik mikrofoni dhe nuk u llejua të fliste më shumë.