44-vjeçari që ekzekutoi ditën e djeshme 22-vjeçarin në ishullin e Kretës në Greqi është vetëdorëzuar në polici sot rreth rreth orës 11:00 (13 qershor). I shoqëruar nga një nga dy avokatët e tij autori 44-vjeçar ka pranuar veprën kriminale, ndërsa ka dorëzuar në polici armën me të cilën vrau 22-vjeçarin.

Autori do të hetohet paraprakisht nga policia dhe më pas do të dërgohet në Prokurori. Familja e të riut grek ka hapur dyert e mortit ndërsa mësohet se viktima ishte baba i një foshnje 1 muajshe.

Mediet greke raportojnë se para tragjedisë familja e viktimës kishte në plan të pagëzonte beben e vogël.

Si rrjedhojë sipas traditave të ishullit grek familja do të pagëzojë fillimisht foshnjën, dhe më pas do të kryejë funeralin e babait së foshnjës.

Sipas CretaPost sot do të kryhet autopsia e 22-vjeçarit ndërsa menjëherë më pas trupi i tij do t’i dorëzohet familjarëve me qëllim që të bëhet varrimi. Megjithatë, familja duhet të përballet edhe me zakonin që parashikon se pagëzimi i foshnjës një muajshe të bëhetpara varrimit .

Si ndodhi vrasja e 22-vjeçarit

Viktima dhe autori ishin të ftuar sot në të njëjtën festë e cila ishte organizuar në shtëpinë e motrës së viktimës. Sipas informacioneve, fillimisht 45-vjeçari është larguar nga shtëpia e motrës së 22-vjeçarit, por është kthyer pak minuta më vonë dhe pa dalë nga automjeti, ka qëlluar të paktën katër herë 22-vjeçarin, nga një distancë shumë e afërt.

I riu fatkeq u dërgua në spitalin e Rethymnos, ku u shpall i vdekur. Pasi e qëlloi, 45-vjeçari është larguar, ndërsa policia greke po punon për kapjen e tij.

Në shtëpinë ku ndodhi vrasja ka forca të shumta policie nga frika e hakmarrjes, pasi autori më viktimën kanë pasur një të kaluar tensionuese.