Personazhi i Tik Tok, Kozak, është shoqëruar në ambientet e policisë së Tiranës.
Kozak Braçi, po merret në pyetje nga agjentët në lidhje me një video që qarkullon ditët e fundit në rrjetet sociale.
Fenomeni i ‘TikTok’, Kozak Braçi mbulon me para Fatmira Breçanin, ja çfarë i thotë këngëtarja (Video)
Në këtë video, Kozaku, del duke konsumuar kokainë dhe pastaj me një pistoletë me mulli luan lojën ruletë ruse.
Në videon e publikuar nga VoxNews, duket qartë pistoleta dhe plumbi, ku fatmirësisht arma nuk e shkrep.




