Bora u shfaq e veshur me një fustan nga koleksioni i ri i stilistit dhe mori vëmendjen e të gjithëve teksa sfiloi në tapetin e kuq.

TIRANË- Ka ndodhur ajo që të gjithë prisnim! Bora Zemani dhe Donald Veshaj janë parë nën shoqërinë e njëri-tjetrit. Kjo ndodhi mbrëmjen e kaluar në eventin e Valdrin Sahitit, ku ky i fundit prezantoi koleksionin e tij të ri. Dyshja janë parë për herë të parë bashkë në publik që pas përfundimit të Big Brother VIP. Bora u shfaq e veshur me një fustan nga koleksioni i ri i stilistit dhe mori vëmendjen e të gjithëve teksa sfiloi në tapetin e kuq.

Pas sfiladës, dyshja u pa së bashku nën shoqërinë e disa miqve të tjerë. Donaldi dhe Bora shihen duke biseduar, ndërsa nuk mungon edhe kujdesi nga ana e aktorit. Ai i ndez cigaren ish-it të tij.

Nuk dihet nëse dyshja është ribashkuar mirëpo duhet thënë se të gjithë fansat mezi po e presin një gjë të tillë.

https://www.tiktok.com/@_chilldreams_/video/7098471846366006533?is_from_webapp=1&sender_device=pc&web_id=7098575188912408069