Donaldi është vendosur para një zgjedhjeje të vështirë mbrëmjen e djeshme. Ai fitoi një udhëtim nëpër botë me Romeon, por për të realizuar këtë duhet të çonte tre banorë në nominim, përfshirë dhe veten.

I vendosur në siklet, Donaldi tha se do të çojë në nominim veten, Ilirin dhe Meridianin.

Ai u shpreh se me Ilirin kishte dashur prej kohësh të kishte një përballje të tillë kurse me Meridianin nuk i ka pasur marrëdhëniet mirë kohët e fundit.

Kështu të premten publiku do të vendosë që të largojë një prej tre konkurentëve, pasi pyetja që shtrohet në televotim ka të bëjë pikërisht me këtë.