Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmë në Kosovë.

Bëhet me dije se efektivi i policisë F.M dyshohet se qëlloi aksidentalisht me armë zjarri kolegun e tij, Lirim Haxhollin, i cili u dërgua në Emergjencën e QKUK-së, por pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, ai fatkeqësisht nuk arriti t’u bëjë ballë plagëve dhe ka ndërruar jetë .

Pas vdekjes së Haxhollit kanë reaguar familjarët e tij, të cilët kanë bërë të ditur se varrimi do të bëhet në varrezat e kryeqytetit në Dragodan.

Ndërkohë, motra e Haxhollit ka shkruar një postim prekës në profilin e saj në Facebook, ku ka thënë se “O shpirti jem, o drita e syve te mi ma këpute shpirtin. Pusho në paqe!”.

“Me pikëllim lajmërojmë miqtë dhe dashamirët që në moshën 27-vjeçare, pas një incidenti tragjik, ndërroi jetë më i dashuri dhe më i shtrenjti jonë Lirim Idriz Haxholli!”, thuhet tutje në postimin e saj.

Motra e tij ka bërë të ditur se varrimi bëhet në prezencë dhe përcjellje të familjes, miqve, kolegëve dhe dashamirëve nesër në orën 15:00.