Pritet të përkeqësohen kushtet e motit sot dhe nesër.

Nga mbrëmja e sotme dhe deri nesër në territorin e vendit pritet të ketë reshje shiu të dendura dhje me stuhi.

Sipas IGJEUM reshjet do të lokalizohen kryesisht në qarkun e Shkodrës, Vlorës dhe Gjirokastrës. Megjithatë reshjet e shiut do të jenë në të gjithë territorin por me intesitet më të dobët.

Furtuna po vjen nga Jugu për të përfshirë më pas të gjithë vendin. Moti i keq që do të sjellë ulje të mëtejshme të temperaturave do të shoqërohet me erë të fortë.

Ndër të tjera mësohet se reshjet do të përfshijë brigjet e Italisë dhe Ballkanin Perëndimor duke sjellë rrebeshe shiu dhe stuhi. Po ashtu vendet e Rajonit të Balltikut dhe Europës Perëndimore paraqiten me mot të paqëndrueshëm, duke sjellë rrebeshe dhe dëborë