Dy ish-zyrtarë të drejtorisë vendore të Policisë së Elbasanit janë vënë nën hetim nga Prokuroria e Posaçme Anti-Korrupsion (SPAK).

Burime bëjnë me dije për ABC se ata janë aktualisht pjesë e strukturës së policisë, njëri prej të cilëve në drejtorinë e Policisë së Lezhës dhe tjetri në Korçës.

Mësohet se dosja në ngarkim të tyre është referuar në SHÇBA e Elbasanit në prokurorinë e Elbasanit në prokurori. Pas hetimeve dhe verifikimeve të nevojshme organi i akuzës në Elbasan e ka referuar dosjen në SPAK.

Ndaj dy zyrtarëve rëndojnë akuzat e shpërdorimit të detyrës dhe korrupsionit. Dyshimet janë se njëri prej tyre dyshohet të ketë bashkëpunuar me një grup të rrezikshëm kriminal nga i cili, ka dyshime se ka marrë një sasi parash prej 10 mln lekësh.

Ndërsa në lidhje me zyrtarin e dytë të vënë nën hetim nga SPAK, ndaj tij ka akuza vetëm për shpërdorim detyre./ABC