Tiranë- Kuvendi Kombëtar i Partisë Demokratike hapi rrugën e zgjedhjes së kryetarit të ri.

Sali Berisha mbetet kandidati kryesor. Por përballë tij priten edhe emra të tjerë.

Po cilët janë emrat e mundshëm?

Duket se këtë kuriozitet e ka shuar disi, deputeti i Partisë Demokratike, Edmond Spaho, i cili bën pjesë në Komisionin e Rithemelimit.

Teksa ka qenë i ftuar ditën e sotme në Ora News, Spaho rrëfeu se ka dëgjuar se pjesë e garës do të bëhen edhe Fatbardh Kadilli me Ervin Kullurin.

Ish-nënkryetari i selisë blu u shpreh:“Kam dëgjuar për Fatbardh Kadillin, Ervin Kullurin”.

Të dy emrat e përfolur janë të njohur në PD, si kritikë të deklaruar hapur të ish-kryetarit Lulzim Basha.