SHKODËR- Drejtoria e Burgjeve i ka dhënë leje Erdgys Arrazit, bashkëshortit të Alma Arrazit të marrë pjesë në varrimin e 2 fëmijëve të tij të cilët u mbytën në lumin Buna së bashku me nënën e tyre dhe motrën 9 vjeçare.

Por, 31-vjeçarit i cili ndodhet në paraburgim, ende nuk i është miratuar ende leja nga ana e Prokurorisë për të marrë pjesë në varrimin e vajzës 7 vjeçe dhe djalit 3 vjeçar. Arrazi dyshohet se ka çuar në vetëvrasjen e bashkëshortes dhe fëmijëve të tyre, për shkak të dhunës së ushtruar ndaj tyre. Gjykata e Shkodrës vendosi dje masën e arrestit me burg për Erdgys Arrazin, pasi akuzohet nga Gjykata për veprat penale “dhuna në familje” dhe “shkaktim i vetëvrasjes”.

Fillimisht u gjet trupi i pajetë i vajzës 9-vjeçare, më pas i vajzës së dytë, ndërkohë që sot është gjetur dhe trupi i djalit dhe i nënës 39-vjeçare Alma Arrazi. Po ashtu bëhet me dije se janë marrë dhe vazhdojnë të merren në pyetje familjarë të 39-vjeçares, ndësa policia ka sekuestruar pamjet filmike të kamerave të sigurisë të disa bizneseve për të parë lëvizjet e fundit të nënës me 3 fëmijët, për të verifikuar dhe nëse ishte e vetme me ata.