Digjen dy furgonë në lagjen ‘Emin Matraxhiu’ në Elbasan.
Në orët e para të mëngjesit të sotëm, ka rënë zjarr dhe janë djegur pjesërisht 2 automjete (furgonë), në pronësi të shtetasit T. K., të cilat kanë qenë të parkuara në rrugë, në lagjen “Emin Matraxhiu”.
Dyshohet për zjarr të qëllimshëm.
Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit dhe zbardhjen e rrethanave të rastit.




