‘E bëra unë për hakmarrje, babai e shoku nuk kanë lidhje’, mësohet se ka deklaruar Llej Lika.

Ai ka thene po ashtu se ishte dhunuar barbarisht në muajin korrik të këtij viti nga djemtë e biznesmenit Roli.

Dje policia ka bërë të mundur arrestimin e dy shtetasve që ishin shpallur në kërkim për vrasjen e Rakip Rrolit.

Në pranga kanë rënë Skënder dhe Llej Lika, të dy të dyshuar kryesor për ekzekutimin e biznesmenit.

Në pranga ka rënë edhe një person i tretë, por ende nuk dihen nëse ai ka lidhje direket me ekzekutimin e Rrolit.

Babë e bir janë kapur në zonën e Fushë-Milotit.

Rakip Rroli u ekzekutua para tre ditësh ndërsa po lëvizte me automjetin e tij të tipit “Audi Q7”.

Ngjarja ka ndodhur në dalje të Sanxhakut, pak metra pasi kishte dalë nga banesa e tij.

Dyshohet se autorët kanë vëzhguar lëvizjet e tij prej kohësh, ndërsa në momentin që ai po lëvizte drejt Mamurrasit, ata i kanë zënë pritë dhe kanë zbrazur kallashnikovin.

Fillimisht Rroli ka tentuar të largohet, por autorët kanë qëlluar edhe në pjesën anësore të automjetit derisa ai ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka përfunduar në një kanal në anë të rrugës. Ndërsa shkak për krimin dyshohet se janë bërë konfliktet që babë e bir kishin me biznesmenin dhe djemtë e tij.