Një efektiv i Policisë së Shtetit dhe një qytetar kanë mbetur të plagosur me armë zjarri mbrëmjen e sotme në Shkodër.
Mësohet se shenjestra e të shtënave ishte 30-vjeçari Gergj Ndershtiqaj, ndërsa i plagosur ka mbetur edhe kunati i tij, 28 vjeç, Gjin Nika. Ky i fundit është student në Akademinë e Sigurisë. Dy të plagosurit janë dërguar në spital për ndihmë mjekësore.
Bëhet me dije se gjatë kontrollit të zonës, për kapjen e autorëve, në afërsi të vendit të ngjarjes, kanë konstatuar duke u djegur një automjet tip “Renault”, i cili dyshohet se është përdorur nga autorët. Gjithashtu raportohet se të plagosurit janë vëllai dhe kunati i drejtorit të Transportit Rrugor në Shkodër.
https://youtu.be/OJqwz7zfwAc?si=6izVH2JV9aHx2CC2




