Kryeministri Rama ka reaguar për ndarjen nga jeta para kohe të komentatorit Kosta Grillo.
Rama njofton se ata ishin miq që nga fëmijëria. Rama ka ndarë një foto të Grillos në rrjetin social ‘Facebook’ duke i dhënë në këtë mënyrë lamtumirën e fundit.
Kreu i qeverisë shkruan se Grillo ka qënë një zë i dashur i sfidave futbollistike, një sportdashës i paepur dhe njeri me energji pozitive.
Postimi i plotë:
LAMTUMIRË KOSTA. Shok qysh prej fëmijërisë, pastaj zë i dashur i sfidave futbollistike për vite e vite, sportdashës i paepur e njeri plot energji pozitive… humbi jetën në sfidën me virusin e mallkuar