Në fakt donte të punonte ndershmërisht, por nuk ia arriti. Shqiptari 36-vjeçar Fasli Lesi përfundoi në një “Shtëpi Bari”.

Familjari dhe babai i dy fëmijëve, për të cilët shpresonte se do të përfitonte më shumë të ardhura për t’i siguruar gjithçka që nevojiteshin, ra në prangat e policisë britanike.

Përveç detyrimeve ndaj familjes së tij dhe djalit të sëmurë, shqiptari kishte për të paguar një borxh, të cilin e kishte marrë, si një mënyrë për të bërë të mundur hyrjen e tij në Britani.

Policia e arrestoi Fasil Lesin, pasi e gjetën teksa kujdesej për kultivimin e kanabisit në tre dhoma të ndryshme në një apartament.

Përpara gjykatës 36-vjeçari pranoi veprën penale në të cilën ishte përfshirë nga nevoja dhe padituria dhe tregoi për gjykatën historinë e tij. NNë fund të seancës, gjykatësja e dënoi me 16 muaj burg shqiptarin.