I mbijetuari i poliomielitit i njohur si “burri në mushkëri të hekurt” ka vdekur në moshën 78-vjeçare.

Paul Alexander u sëmur nga poliomieliti në vitin 1952 kur ishte gjashtë vjeç, duke e lënë të paralizuar nga qafa e poshtë.

Sëmundja e la atë të paaftë për të marrë frymë në mënyrë të pavarur, duke bërë që mjekët ta vendosin në cilindrin metalik, ku do të kalonte pjesën tjetër të jetës.

Megjithatë ai nuk hoqi dorë nga dëshira për të jetuar, u diplomua për juridik si dhe shkroi një libër me kujtime.

“Paul Alexander, “Njeriu në mushkëri të hekurt”, ndërroi jetë dje”, thuhet në një postim në një faqe interneti për mbledhjen e fondeve.

Në vitin 1952, kur u sëmur, mjekët në vendlindjen e tij në Dallas e operuan duke i shpëtuar jetën. Por poliomieliti nënkuptonte se trupi i tij nuk ishte më në gjendje të merrte frymë vetë.

E vetmja zgjidhje ishte vendosja e tij në një të ashtuquajturën mushkëri hekuri, një cilindër metalik që e izolon atë deri në qafë, raporton voxnews.al.

Mushkëria, të cilën ai e quante “kali i tij i vjetër i hekurt”, e lejoi atë të merrte frymë. Shtypja e shtyn ajrin nga cilindri, duke i detyruar mushkëritë e tij të zgjerohen dhe të marrin ajër. Kur ajri futet përsëri, i njëjti proces në të kundërt bënte që mushkëritë e tij të nxjerrë ajrin.

Pas shumë vitesh, Aleksandri mësoi të merrte frymë vetë, duke i dhënë atij mundësinë që të mund të linte aparatin për periudha të shkurtra kohore.

Ashtu si shumica e të mbijetuarve të poliomielitit të vendosur në mushkëri hekuri, ai nuk pritej të mbijetonte gjatë. Por ai jetoi për dekada, shumë kohë pas shpikjes së vaksinës së poliomielitit në vitet 1950, që e çrrënjosi sëmundjen në botën perëndimore.

Ai mbaroi shkollën e mesme, më pas ndoqi Universitetin Metodist. Në vitin 1984, ai fitoi një diplomë juridiku nga Universiteti i Teksasit në Austin. Ai ushtroi profesionin e avokatit për dekada.

Përshtatur në shqip nga Voxnews.al