• Këngëtari i mirënjohur Shpata Kasapi është është ndarë sot nga jeta në moshën 40-vjeçare. • Ai ka ndërruar jetë si pasojë e një ataku kardiak, ndërsa ndodhej në Itali. • Lajmi për vdekjen e tij ka tronditur fansat dhe komunitetin e muzikës shqiptare. • Shpat Kasapi la pas djalin e tij 3-vjeçar Roar, nga ish-bashkëshortja Selvije Jao. •Talenti i tij për muzikën u zbulua që në moshë të re. • Në moshën 13-vjeçare, ai fitoi çmimin e parë në festivalin Bletëzat 98 në Tetovë. • Shpat Kasapi, u bë i njohur përmes disa këngëve të tij, të cilat u kthyen hit, si “Valle Kosovare” apo dhe “Axhamiu”, “Dashni pa limit”, “Aroma e saj” dhe “Kush të ndau prej meje”. • Moderatorja Arbana Osmani ka reaguar përmes një postimi në rrjetin social Instagram, ku tha se ky ishte një lajm shum i trishtë për të, ndërsa e faleminderoi për muzikën, energjinë dhe buzëqeshjet e pakursyera. • Edhe këngëtarja Vesa Luma ka reaguar menjëherë duke thënë se Kasapi ishte një nga njerëzit më të mirë e më pozitiv që kishte njohur.
6 artikuj për këtë temë:
ITALI- Detaje të reja dalin nga vdekja e papritur e Shpat Kasapit, një prej emrave më të njohur të skenës shqiptare të muzikës pop. Sipas raportimeve, këngëtari ndodhej në një koncert në Bologna kur papritur ndjeu shenja të keqësimit të shëndetit.
Përpjekjet për të marrë ndihmë mjekësore nuk dhanë rezultat, dhe ai ndërroi jetë në vend. Paraprakisht dyshohet se shkak i vdekjes ka qenë një ataku në zemër.
TIRANË- Këngëtarja Vesa Luma ka reaguar menjëherë pas ndarjes nga jeta të këngëtarit të mirënjohur Shpat Kasapi. Përmes një postimi në rrjetin social, Instagram Luma tha se ky lajm e kishte trishuar shumë.
Ajo tha se Kaspai ishte një nga njerëzit më të mirë e më pozitiv që kishte njohur. Luma e cilësoi këngëtarin e ndjerë si një djalë fisnik e plot jetë, ashtu siç i kishte dhe këngët që rritën breza të tërë. Në fund, Luma i shprehu ngushëllimet familjes miqve dhe kolegëve të këngëtarit të ndjerë.
“Na trishtove shumë Shpat… Ishe një nga njerëzit më të mirë e më pozitiv që kam njohur! Një djalë fisnik e plot jetë, ashtu siç i kishte dhe këngët që rritën këtë brez! Dritë pastë shpirt yt. Ngushëllime familjes miqve dhe kolegëve”, shkruan Vesa Luma.
U nda nga jeta në moshë në 40-vjeçare! Repertori i pasur i këngëtarit Shpat Kasapi që në moshë të hershme: Nga “Valle Kosovare” tek “Kush të ndau prej meje”
TIRANË- Këngëtari i mirënjohur me origjinë nga Tetova, Shpat Kasapi ka ndërruar jetë në moshën 40-vjeçare. Ai ka ndërruar jetë në Itali, si pasojë e një arresti kardiak.
Por, kush ishte Shpat Kasapi dhe karriera e tij aritistike ?
Shpat Kasapi, u bë i njohur përmes me disa këngëve të tij, të cilat u kthyen hit, si “Valle Kosovare” apo dhe “Axhamiu”, “Dashni pa limit”, “Aroma e saj” dhe “Kush të ndau prej meje”. Ai ka lindur më 1 maj 1985 në Tetovë, ku u rrit në një familje me traditë muzikore, e cila ndikoi në formimin e tij artistik.
Talenti i tij për muzikën u zbulua që fëmiri. Në moshën 13-vjeçare, ai fitoi çmimin e parë në festivalin Bletëzat 98 në Tetovë. Karrierën e nisi në fillim të viteve 2000 dhe shumë shpejt u shndërrua në idhull të rinisë falë stilit modern, melodive të lehta dhe energjisë në skenë. Kasapi mori pjesë në festivale të rëndësishme dhe bashkëpunoi me artistë të njohur, duke krijuar një repertor që vazhdon të mbetet i dëgjuar edhe sot. Lajmi ka tronditur mbarë shqiptarët dhe artdashësit e tij. Këngëtari i ndjerë la pas një djalë 3-vjeçar.
Repertori me këngët e tij
Albumet
Tash po Kthehesh
Medikament
Axhamiu
Do tw vije njw ditw
Pa ty s’jetoj
Kush të ndau prej meje
S’e pranon
Sillu pshtillu
Live popullore
Medikament
Pwrveç albumeve Shpati ka realizuar edhe disa videoklipe si: ″Pa ty s’jetoj″, ″Largohu″, ″Se pranon″, ″Ti je ajo″, ″Depresive″ etj.. mjaft të pëlqyera nga publiku dhe adhuruesit e tij. Shpat Kasapi për këngët e tij më së shpeshti bashkëpunoi me kompozitorin e njohur Avni Qahili, pastaj me Artan Kastrati, Ejup Shabani, Florent Boshnjaku etj. Ndërsa për lukun e tij përkujdesej në shumicën e rasteve Armend Ramadani zakonisht gjatë klipeve. Gjithashtu Shpat Kasapi njihej edhe si një besimtar i madh islam.
Ndarja nga jeta e Shpat Kasapit/ Arbana Osmani: Lajm i trishtë, faleminderit për muzikën, energjinë dhe buzëqeshjet e pakursyera që na ke dhuruar
TIRANË- Moderatorja Arbana Osmani ka reaguar pas humbjes së jetës së këngëtarit të mirënjohur, Shpat Kasapi. Përmes një postimi në rrjetin social Instagram, Osmani tha se ky ishin një najm shum i trishtë për të.
Osmani tha se ka pasur fatin të punojë për më shumë se njëzet vite më këngëtarin e ndjerë. Në fund, moderatorja shprehu falenderime për muzikën, energjinë dhe buzeqeshjet e pakursyera që Kasapi ka dhuruar për publikun dhe kolegët.
“Shumë i dhimbshëm lajmi për largimin e parakohshem nga jeta të Shpat Kasapit, me të cilin kam patur fatin të punoj më shumë se 20 vite më parë në Top Fest dhe ta ftoj ne skenë me dhjetera herë. Faleminderit për muzikën, energjinë dhe buzeqeshjet e pakursyera që na ke dhuruar Shpat”, shkruan Osmani.
U nda nga jeta tragjikisht në Itali/ Nga Tetova në skenat e mëdha, KUSH ishte Shpat Kasapi, këngëtari që rrëmbeu zemrat e publikut! Karriera, çmimet dhe jeta e tij
MAQEDONIA E VERIUT- Shpat Kasapi, këngëtar i njohur shqiptar nga Ish-Republika Jugosllave e Maqedonisë, ka ndërruar jetë papritmas si pasojë e një arresti kardiak, ndërsa ndodhej në Itali. Lajmi për vdekjen e tij ka tronditur fansat dhe komunitetin e muzikës shqiptare. Shpat Kasapi la pas djalin e tij, Roar, nga ish-bashkëshortja Selvije Jao.
I lindur më 1 maj 1985 në Tetovë, Shpati u rrit në një familje me traditë muzikore – babai, Naim Kasapi, dhe nëna, Gjylymsere Ramadani, nga Tetova. Arsimin fillor e kreu në shkollën “Liria” në Tetovë, më pas vijoi kolegjin turk “Yahya Kemal” në Shkup, ndërsa fakultetin e përfundoi në Universitetin “FON” në Shkup.
Talenti i tij për muzikën u zbulua që në moshë të re. Në moshën 13-vjeçare, ai fitoi çmimin e parë në festivalin Bletëzat 98 në Tetovë. Sukseset e tij në këngën për të rinjtë hapën rrugën për karrierën si këngëtar i muzikës për të rritur, me pjesëmarrje dhe çmime të rëndësishme si:
-Këngët e Stinës 2002 – Çmimi i parë në Tiranë
-Nota Fest 2003 – Çmimi i publikut në Shkup
-Albafest 2003 – Çmimi i publikut në Shkup
Karriera e tij vazhdoi me shumë suksese në festivale dhe çmime të tjera, përfshirë Pop Idoll 2004, Kënga Magjike 2004 dhe 2005, Top Fest 1, si dhe Zhurma Show Awards, ku mori çmime për interpretimin dhe videoklipe të suksesshme si “Pa ty s’jetoj” dhe “Mekatare”.
Shpati u afirmua përmes tregut muzikor kosovar dhe atij shqiptar, duke sjellë këngë që u shndërruan në hite si “A më do?”, “Valle Kosovare”, “Dashni pa limit”, “Aroma e saj”, e shumë të tjera.
Shpat Kasapi realizoi disa albume të suksesshme dhe një sërë videoklipesh, duke bashkëpunuar me kompozitorë të njohur si Avni Qahili, Artan Kastrati, Ejup Shabani dhe Florent Boshnjaku. Për pamjen dhe look-un e tij gjatë videoklipeve kujdeset shpesh Armend Ramadani.
Shpat Kasapi do të mbahet mend si një nga emrat më të njohur dhe më të dashur të muzikës pop shqiptare, me këngë që u shndërruan në hite dhe që do të jetojnë gjatë në zemrat e publikut.
E trishtë! Ndahet nga jeta në moshën 40-vjeçare këngëtari shqiptar, Shpat Kasapi
ITALI-Një lajm i hidhur ka tronditur skenën muzikore shqiptare! Këngëtari i njohur Shpat Kasapi ka ndërruar jetë si pasojë e një sulmi në zemër, sipas të dhënave paraprake të mediave në Maqedoninë e Veriut.
I lindur më 1 maj 1985 në Tetovë, Shpat Kasapi u rrit në një familje me traditë muzikore dhe shpejt u bë një nga emrat më të dashur të publikut shqiptar. Karriera e tij nisi në fillim të viteve 2000 dhe ai u shqua për stilin modern, performancat energjike dhe meloditë e lehta që fituan zemrat e rinisë.





