GJERMANI- Mbrojtësit e kopshtit zoologjik gjerman janë habitur pasi kanë parë shimpazetë e tyre pa gëzof dhe mendohet se ka një arsye pas kësaj. Thuhet se trupat “e zhveshur” të majmunëve kanë ardhur si pasojë e stresit që ata kanë dhe i shtyn ata të shkulin flokët dhe qimet e njëri-tjetrit.

Fotot horror janë shfaqur nga kopshti zoologjik i Magdeburgut, në Gjermaninë veriore, duke zbuluar disa shimpaze pa flokë dhe me gëzof të hequr vende-vende. Aktivistët e të drejtave të kafshëve kanë dhënë alarmin për sjelljen jonormale të shimpazeve.

Disa prej majmunëve kishin mungesë gëzofi në kokë, gjoks dhe pjesën e pasme të shpatullave dhe përveç kësaj, disa kafshë konsumuan jashtëqitjet e tyre. Peta pohoi se çrregullimi i tyre i sjelljes tregonte vuajtje të konsiderueshme dhe të vazhdueshme.


Sipas organizatës për të drejtat e kafshëve, i ashtuquajturi “mbipastrimi i vetes” është rezultat i stresit, frikës, mërzisë dhe zhgënjimit dhe të gjitha shkaktojnë që shimpazetë të sillen në mënyrë të çuditshme.

“Është krim të burgosësh majmunët e mëdhenj”, tha zëdhënësi Dr Yovnne Würz.