I riu shqiptar, Emiliano Domi, i cili u arrestua pasi sulmoi me thikë nënë e tij ka zbuluar përpara hetuesve shkaqet e krimit të rëndë. Ngjarja ndodhi në New Jersey në ShBA, gjatë natës së ndërrimit të viteve.

emiliano domi

Sipas mediave të huaja konflikti nisi nga një e qeshur e të ëmës së 25-vjeçarit, kur ky i fundit iu ankua për diçka.

E qeshura e mamasë ka revoltuar të riun, ndaj dhe ai e ka shtyrë duke e rrëzuar përtokë. Ky ka qenë momenti kur Domi ka shkuar në kuzhinë dhe ka marrë thikën që më pas ka goditur të ëmën në shpatull.

“Qëllimi im ishte që ta vrisja. U largova nga shtëpia duke menduar se ka vdekur,” thuhet në deklaratën e shqiptarit.

Gruaja u dërgua me urgjencë në spital dhe mundi t’i shpëtonte plagëve të marra. Shqiptari është një person me precedent të mëparshëm penal, pasi ai është denoncuar më herët nga prindërit e tij për dhunë në familje, pasi i kishte kërcënuar se do t’i vriste.