Ngjarje e rëndë në Pogradec. Një 42 vjeçar i ka dhënë fund jetës duke u vetëvarur.

Ngjarja ka ndodhur paraditen e sotme në fshatin Dunicë.

Sipas informacioneve, 42 vjeçari Kledjan Çollaku po përballej me një situatë të rënduar psikologjike pasi kishte kaluar Covidin më shumë se 2 javë më parë.

Burime pohuan për Noa.al pohuan se atij i ishte fiksuar në kokë se do vdiste nga ajo që kaloi.

Grupi hetimor ka administruar provat në vendngjarje.