Një ngjarje e rëndë ka tronditur pasditen e sotme Kavajën.

Bëhet me dije nga njoftimi i policisë se një grua, rreth 75 vjeç e identifikuar me inicialet L.X është gjendur e mbytur nga familjarët në pus.

Sipas kqyrjes paraprake viktima nuk ka patur asnjeë shenjë dhune dhe mendohet se ajo është vetë hedhur.

Njoftim i plotë:

Më datë 09.04.2022, në Kavajë, në fshatin Lus i Vogël, nga familjarët, është gjetur e mbytur në pusin pranë banesës së saj, në dukje pa shenja dhune, shtetasja L. X., 75 vjeçe. Nga hetimet paraprake të kryera, dyshohet se është vetë-hedhur në pus.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes./