Një i ri është filmuar teksa godet një të moshuar pranë një stacioni autobusi në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të diele teksa ende nuk dihen arsyet.

I riu e godet të moshuarin me shuplaka disa herë dhe më pas e shtyn.

Momenti është filmuar nga kalimtarë të rastit të cilët thonë se i riu e ofendoi disa herë të moshuarin dhe më pas filloi ta dhunonte.

Mbetemi në pritje të një reagimi nga policia.