Një person ka tentuar t’i japë fund jetës duke konsumuar helm para godinës së SPAK.
Ai është trasferuar në spital. Shtetasi P. T. është identifikuar si një qytetar nga Lezha ndërsa dyshohet të ketë probleme depresioni.
Ai kërkonte takim me kreun e SPAK, Altin Dumani, sipas burimeve të gazetares Anila Hoxha.
“Më datë 02.07.2024, në rrugën “Panorama”, përballë godinës së Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, shtetasi P. T., 63 vjeç, dyshohet se ka konsumuar fostoksinë dhe aktualisht ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, njofton Policia.





