Itali- Pëplaset për vdekje nga makina e policisë një i ri në Itali.

Mario Decandia, një 35-vjeçar nga Sardenja, i cili kishte punuar për vite si kamarier në Spanjë në Ishujt Balearik, vdiq pasi u godit nga një makinë policie në Palma de Mallorca.

Aksidenti ka ndodhur natën mes të mërkurës dhe të enjtes, në zonën Passeig Sagrera, kur makina e policisë ka goditur tre kalimtarë.

I riu sapo kishte përfunduar turnin në një restorant jo shumë larg vendit të aksidentit dhe po ecte me dy kolegë të tjerë të huaj, shkruan tgcom.

Papritur grupi u përplas nga makina e policisë e cila, sipas shtypit vendas, ishte angazhuar në një shërbim urgjent; drejtuesi i mjetit i është nënshtruar testit të alkoolit, i cili rezultoi negativ.

Katër autoambulanca ndërhynë në vendngjarje dhe Decandia u transferua menjëherë në spitalin universitar Son Espases, ku ndërroi jetë pas plagëve shumë të rënda të marra nga përplasja. Dy shokët që ishin me të kanë mbetur të plagosur.

Lajmi për vdekjen e 35-vjeçarit tronditi komunitetin e Lurasit, vendlindja e nënës së djalit. “Sot ishte një zgjim shumë i trishtuar” – komentoi kryebashkiaku Mauro Azzena.