ELBASAN- Një ngjarje e rëndë është raportuar në orët e vona të natës në Elbasan ku një 25-vjeçare është paraqitur në spitalin rajonal të qytetit me të motrën duke deklaruar se vshtë pvrdhunuar.

Sipas informacioneve paraprake, 25-vjeçarja, e cila është banuese në Dushk të Lushnjes, dyshohet se është përdhunuar gjatë natës. E reja është paraqitur në urgjencën e Elbasanit me të motrët për të kërkuar ndihmë mjekësore, ku më pas mjekët kanë sinjalizuar menjëherë policinë.

Sipas dëshmisë së 25-vjeçares ajo ndodhej në një lokal buze rruge në aksin Elbasan-Librazhd dhe pretendon se është përdhunuar aty pranë nga një person i paidentifikuar.

Pas marrjes së dëshmisë policia e Elbasanit po punon për identifikimin e autorit si dhe zbardhje e plotë të ngjarjes.